Dilmuni i civilizimit unik 4.500-vjeçar

Dilmuni i civilizimit unik 4.500-vjeçar

Muhamed Mufaku 19 October 2019 08:21

Ndonëse ka decenie që e kam lexuar Epin e Gilgameshit, tanimë erdhi momenti ta ndiej atë në mesin e Bahrainit, i cili u shqua herët si “Toka e shenjtë” ose “Toka e amshimit”. 

Si i tillë, nuk na habit më fakti se Bahraini i vogël (ishte më pak se 665 kilometra katrorë) kishte deri vonë më shumë se 300 mijë varre antike, kurse tani kanë mbetur nja 70 mijë varre, pra të atyre që kërkonin të varrosen atje duke pritur të kalojnë në jetën e amshueshme, shkruan sot Koha Ditore.

Tregues i këtij Epi të Gilgameshit është mënyra e varrosjes së të vdekurve që ruhet në natyrë edhe në Muzeun Nacional të Bahrainit . Vendbanimet e para njerëzore janë nja 4 mijë vjet para Dilmunit, por me Dilmunin kemi një civilizim që u paraqit herët midis dy civilizimeve të vjetra, (Mesapotamisë dhe Indisë) që përkonte me Epokën e bronzit. 

Ndonëse nuk kishte xehe në vend, dilmunasit e importonin bronzin prej Omanit dhe ngritën shkritore për prodhimin e armëve, monedhave e të tjera. Banorët e Dilmunit besonin në Hyjin të palmave Iznik dhe në jetën e amshueshme që do të pasonte, kurse me përfshirjen e Dilmunit në Perandorinë e re që e themeloi Aleksandri i Madh në shekullin IV para erës sonë, Dilmuni u bë një prej qendrave të civilizimit të ri (helenist) që u paraqit si përzierje e dy civilizimeve: helene dhe lindore. 

Me këtë kthesë, dilmunasit e përqafonin besimin në Zeus, i cili u paraqit atje me emrin Shmas (Dielli).

Për Dilmunin – që tani u bë i njohur me emrin e ri, Tylos – kemi mjaft shënime e mendime interesante nga historianët grekë...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme