Leximi si realitet ontologjik

Leximi si realitet ontologjik

Arben Hoxha 19 October 2019 15:41

Leximi është një medium i rëndësishëm për ndërtimin e marrëdhënies së njeriut me botën. Ekzistenca e njeriut më parë sesa mbi aktualitetin, mbështetet mbi vazhdimësinë. Leximi e mbështet këtë mbështetje.

Leximi e krijon vazhdimësinë; e përcakton strukturimin linear të jetës racionale të njeriut. Përmes tij projektohet vazhdimësia e mundësive të të qenit tonë në botë. Sepse, njeriu e kupton vetveten në bazë të mundësive që ka.

ë mitin biblik, Moisiu, nga Mali i Sinait, përmes pllakave të gurta, njeriut do t’ia sjellë dy kumte: a) kumtin se dashuria ndaj Hyjit kërkon angazhim mendor, se dashuria dhe shëlbimi nuk vijnë më nga vegimi, por nga leximi; dhe b) shkrimi, si akt, mund të shfaqet si e dhënë në hapësirë, por leximi, si proces, është veprim që shtrihet në kohë. Shkrimi mund të jetë çështje akti, por leximi gjithnjë mbetet çështje procesi. Leximi është veprim në të kuptuar dhe veprim i vetë kuptimit. Leximi nuk është çështje e aktit në aktualitet, por mundësi dhe çështje e potencialitetit të gjendjes sonë njerëzore në botë.

cila është marrëdhënia e njeriut me librin në kohën e teknologjisë elektronike, shumica e të dhëna krahasimore (të Eurostat-it dhe të Instat-it) në nivel hapësinor, ofrojnë perspektivë të zymtë për të ardhmen e leximit. E meta e të dhënave të tilla statistikore është se ato leximin na e paraqesin si material konsumi në përditshmërinë e ekzistencës njerëzore, i cili, duke qenë në përputhje me pikëpamjen konsumiste, del të jetë antidot i hedonizmit të njeriut modern. Në shoqëritë konsumiste leximi rezulton të jetë një trajtë e shmangies nga mpirja e këndshme e vetëdijes, të cilën e kultivon industria e argëtimit.

Duke qenë pjesë e pandashme me të kuptuarin dhe interpretimin, leximi nuk mund të trajtohet si e dhënë statistikore, si mjet, por si ekzistencë, si mbështetës dhe krijues i mundësive të të qenit tonë në botë.

Cili është roli i teknologjisë në marrëdhënie me leximin? (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme