Teatri e Baleti rrezikojnë ta ndalin punën shkaku i mungesës së ngrohjes Foto: Koha

Teatri e Baleti rrezikojnë ta ndalin punën shkaku i mungesës së ngrohjes

Shaban Maxharraj Shaban Maxharraj 21 October 2019 09:25

Më 28 tetor Teatri Kombëtar i Kosovës planifikon që ta ketë premierën e parë në skenë të madhe për këtë sezon.

“Shfaqja e fundit e Marie Gjonit” me autor Veton Surroin është duke u realizuar nga regjisori hungarez Andras Urban. Por institucioni më i lartë teatror në vend nuk i ka punët mirë. Rrezikon ta pezullojë repertorin, shkruan sot “Koha Ditore”.

Janë bërë një muaj prej kur përpëlitet që të bëjë zgjidhje për ngrohjen qendrore, por nuk është bërë asnjë hap konkret për këtë. Tre rezervuar të naftës që shfrytëzohen për ngrohje janë rrëzuar, duke e pamundësuar funksionin që kishin.

Gjenden në bodrumin e TKK-së. Siç është duke ndodhur shpesh kohëve të fundit, bodrumi vërshohet nga uji. Aktualisht nivelit i ujit është nja 5 centimetra. Në hapësirën ku gjenden rezervuarët kundërmon erë e rëndë. Është ajër tejet i kontaminuar nga nafta e ujërat e zeza.

Dy rezervuar janë rrëzuar pjesërisht, e i treti krejtësisht. Përderisa zyrtarisht ngrohja qendrore në kryeqytet ka nisur punën më 15 tetor, TKK-ja nuk e di se kur mund ta nisë ngrohjen. Për një muaj askush nuk ka hyrë në bodrum për të filluar ndonjë proces të rregullimit.

Ministrisë së Kulturës i janë drejtuar me disa shkresa. Por del që nuk kanë marrë përgjigje. Pritet që midis institucioneve të ketë një takim (sot) e hënë.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme