“Maleficent: Mistress of Evil” rrëzon nga froni filmin “Joker”

“Maleficent: Mistress of Evil” rrëzon nga froni filmin “Joker”

21 October 2019 13:20

Filmi “Maleficent: Mistress of Evil” i Walt Disney rrëzoi nga froni filmin “Joker”, duke siguruar vetëm gjatë fundjavës 36 milionë dollarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa në të gjithë botën ky film blockbuster ka siguruar 117 milionë dollarë për tre ditë.

Në “Maleficent 2” interpreton aktorja amerikane, Angelina Jolie, Elle Fanning, MIchelle Pfeiffer nën regjinë e norvegjezit Joachim Ronning dhe nën muzikën e shqiptares Bebe Rexha.

Në vendin e dytë të top listës së filmave më të ndjekur, renditet “Joker” me 29 milionë dollarë fitime, një produksion ky i Warner Bross, në të cilin interpretojnë Joachim Phoenix dhe Robert De Niro./bw

Komentet

Shto koment

Të ngjashme