Edmond Drenogllava, artisti që i dokumenton në letër ndërtesat

06 November 2019 21:00

Objektet kanë rëndësi të veçantë për të.

Derisa ecën nëpër pjesë të ndryshme të Prishtinës, Edmond Drenogllava ndalet dhe i vrojton në detaje ndërtesat.

Këto objekte, më pastaj, bëhen pjesë e bllokut të skicimeve të tij.

Një prej skicimeve të bëra së fundi, është edhe Biblioteka Kombëtare e Kosovës, raporton “Express” i KTV-së.

Kudo që shkon e bart bllokun e skicimeve dhe ambienti që e rrethon është inspirim i përditshëm për të.

Skicimin urban, studenti i Arkitekturës, e sheh si memorizim të objekteve në letër.

Me ngjyra të ujit, Edmondi ka krijuar edhe një bllok të veçantë ku shtrihet historia e arkitekturës botërore.

Katedralen “Nënë Tereza” të kryeqytetit e bart kudo me vete. Pasionit të tij për skicim nuk i ka shpëtuar as objekti ikonik i kryeqytetit.

Edmond Drenogllava është student i vitit të katërt në Fakultetin e Arkitekturës. Ai planifikon që këto punime t’i përmbledhë edhe në një ekspozitë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme