Vdiq në moshën 78 vjeçare, Prof. dr. Halit Halimi

Vdiq në moshën 78 vjeçare, Prof. dr. Halit Halimi

08 November 2019 20:10

Në orët mbrëmjes të kësaj të premteje, ka ndërruar jetë Prof. dr. Halit Halimi. Ai vdiq në Prishtinë, në moshën 78 vjeçare, pas një sëmundje prej disa vitesh.

I lindur në Miratoc të Preshevës, profesori ordinar Halimi në Preshevë kreu filloren, kurse gjimnazin në Prishtinë, për të ndjekur studimet fillimisht në Zagreb dhe për të vazhduar në Paris, në Universitetin e njohur të Sorbonës, ku kreu fakultetin, pastaj edhe magjistraturën dhe doktoratën, si i vetmi nga hapësirat e atëhershme shqiptare të Jugosllavisë.

Pas mbarimit të studimeve në Sorbonë, ai u zgjodh mësimdhënës në Universitetin e Prishtinës, në degën filologjisë – katedra e frëngjishtes, ku punoi deri në pensionim, përkatësisht pas luftës.

Përveç pedagog i përkushtuar, ai u mor edhe me studime nga fusha e linguistikës, duke lënë pas shumë punime e disa vepra me vlerë, e po ashtu edhe me përkthime veprash nga gjuha frënge në shqipe. Ishte autor edhe i disa veprave, “Fonetika dhe fonologjia e gjuhës shqipe” (1994), “Fjalor tematik frëngjisht – shqip” (disa ribotime), “Parametra akustike dhe natyra e theksit në gjuhën shqipe”, si dhe disa kronikave, nga këto edhe ajo për prejardhjen e Xhagadurve.

Mori pjesë në shumë tryeza e sesione shkencore vendore e ndërkombëtare nga fusha linguistikës.

Varrimi i Prof. dr Halit Halimit do të bëhet nesër, më 9 nëntor, në varrezat e Prishtinës, në orën 15:00.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme