Projekti filmik i Durim Kryeziut do të prezantohet në Tallin të Estonisë

08 November 2019 20:58

Një vajzë 16-vjeçare, e rritur në një familje tradicionale, vendos ta ndjekë pasionin e saj për muzikën rok.

Nëpërmjet rrëfimit të Lonës, filmi i Durim Kryeziut shpërfaq raportet kontradiktore familjare mes tradicionales dhe bashkëkohores.

I titulluar “Familja”, projekti debutues në metrazh të gjatë i Kryeziut, trajton përplasjet mes gjeneratave.

Kryeziu shpalos prapaskenat e realizimit të filmit “Familja”, kasta e së cilit udhëhiqet nga aktorja e re Eli Gashi.

Filmi me skenar e regji të Kryeziut, është një ndër filmat e përzgjedhur të prezantohet në festivalin “Black Nights Film Festival”, që mbahet në Tallin të Estonisë.

Kryeziu thotë se “Familja”, para së gjithash, i dedikohet audiencës kosovare, por tema e filmit është universale dhe mund të komunikojë mirë me audiencën e festivaleve ndërkombëtare.

Rolet kryesore në filmin “Familja” i luajnë Arbnesha Nixha, Xhevat Qorraj, Lum Veseli, Luan Daka, Lulzim Guhelli, Labinot Lajçi etj.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme