Tri projekte filmike nga Kosova mbështeten nga SEE CINEMA NETWORK

Tri projekte filmike nga Kosova mbështeten nga SEE CINEMA NETWORK

12 November 2019 16:31

Rrjeti i Fondeve të Filmit të Evropës Juglindore (South Eastern Europe Cinema Network) ka mbështetur tri projekte filmike nga Kosova.

Qendra Kinematografike e Kosovës ka bërë të ditur se në Asamblenë e 30-të të mbajtur me 7 nëntor në Selanik, në kuadër të projekteve filmike fituese nga shtetet tjera të Evropës Juglindore, është vendosur që të përkrahet prodhimi i dy filmave të shkurtër: ‘Koagulimi’/’Coagulation’ me skenar dhe regji nga Noar Sahiti dhe ‘Sea By The River And River By The Sea’ me skenar dhe regji nga Sovran Ndrecaj; si dhe zhvillimi i skenarit për filmin e gjatë ‘Woman of the House’ nga Fatos Berisha.

Për Kosovën është viti i dytë si anëtare e SEE CINEMA NETWORK e cila ka për qëllim të krijojë bashkëpunim në mes shteteve anëtare që përmes kinemasë të eksplorohet e përbashkëta e identitetit evropian, duke integruar dhe festuar diversitetin kulturor dhe traditat e ndryshme.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme