“Zbrazëti” me aforizmat e Roland Spahiut përkthehet në gjuhën gjermane

“Zbrazëti” me aforizmat e Roland Spahiut përkthehet në gjuhën gjermane

Fisnik Minci 18 November 2019 11:47

Mendimet e thella të shkrimtarit, Roland Spahiu së shpejti do të takohen me lexuesit gjermanofolës. Libri i tij me aforizma i titulluar “Zbrazëti” do të botohet në gjuhën gjermane në Zvicër nga shtëpia botuese “Parnassia Vättis”, duke hapur rrugën për shpërndarje në shtetin alpinist, Gjermani dhe Austri.

Përkthimi i veprës në fjalë tashmë është përmbyllur nga profesori Klaues Wloemer dhe përkthyesja Argita Tolaj, derisa publikimi pritet të bëhet brenda vitit 2020, shkruan sot “Koha Ditore”.

Për autorin prizrenas jetësimi i këtij projekti paraqet motivim për të vazhduar me krijimtari. “Përkthimi i librit me aforizma ‘Zbrazëti’ në gjuhën gjermane për mua është një cytje për të vazhduar edhe më tej me letërsinë që e kërkoj dhe është një lajm i mirë për ata që ata duan të shkruajnë, por ngurrojnë akoma”, ka thënë Spahiu.

Sipas tij, ky zhvillim është i dobishëm, pasi që hap rrugën që mendimet e tij të lexohen edhe në Evropë.

Libri me aforizma “Zbrazëti” është libri i katërt i Spahiut. Para këtij libri janë botuar “Fluturat” (Roman, 2014), “Gjenocid i hirtë”, (Aforizma, 2016) dhe “Përrallat e mëngjesit” (Përralla, 2018).

Ai është në prag të përfundimit edhe të një romani, në të cilin ka punuar qe 7 vjet.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme