Në teatrin “Dodona” u dha premiera e shfaqjes “Unë jam vetë grua”

Kreshnik Bekteshi 05 December 2019 20:40

Dilemat e rrëfimet shokuese janë pjesë e jetës së këtij personazhi.

Kishte arritur t’u bënte ballë persekutimeve të nazistëve, komunistëve dhe racisteve, por në demokraci ishte detyruar ta lëshonte Gjermaninë pas fyerjeve dhe kërcënimeve që i vinin për shkak të orientimit seksual.

Pas presioneve të mëdha, kërkon azil në Suedi me shpresën që të gjejë paqe. Rrëfimi për jetën e transgjinores Charlotte von Mahlsdor, është shpalosur nëpërmjet shfaqjes teatrore “Unë jam vetë grua”, raporton “Express” i KTV-së.

Shfaqja me regji të Kushtrim Koliqit, që u dha premierë në teatrin “Dodona”, jetësohet nëpërmjet aktorit Adrian Morina, i cili brenda një ore transformohet në dhjetëra karaktere.

Kjo shfaqje u vlerësua si një projekt që e ngre në nivel debutues një temë që vazhdon të mbetet tabu në vendin tonë.

Repriza e parë e shfaqjes “Unë jam vetë grua”, do të jepet të enjten mbrëma në teatrin “Dodona”, për të vazhduar më pas në disa teatro tjera.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme