Ekspozita “Mos” si revoltë ndaj patriarkatit

Ekspozita “Mos” si revoltë ndaj patriarkatit

12 December 2019 21:01

“Mos” vjen në formën e urdhrit të përçmimit. Kjo fjalë është shkruar në vargjet seksiste, të cilat janë ekspozuar në Galerinë e Fakultetit të Arteve.

Të mbuluara me ngjyrë të verdhë, si një dëshirë për t’i asgjësuar, këto vargje që janë kënduar ndër vite në vendin tonë, vijnë si revoltë ndaj sistemit patriarkal, transmeton KTV.

Përmes artit të tyre, dy artistet e reja janë bërë zëri i çdo gruaje të shkelur.

Puna e Ardhmërie Bregovinës, sjellë në pah traumën që shkakton kjo shkelje.

E kuruar nga Blerta Hoçia, kjo ekspozitë është implementuar nga CEL Kosova.

Ekspozita “Mos” do të jetë e hapur për publikun deri më 15 dhjetor.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme