Trashëgimia kulturore e gjallë e Kosovës

Trashëgimia kulturore e gjallë e Kosovës

12 December 2019 21:07

Nëpërmjet gjuhës dhe historisë gojore shprehen artet performuese, praktikat shoqërore, ritualet, festat dhe vetë shpirti i një populli.

Trashëgimia e gjallë kulturore ishte fokus i ekspozitës së hapur në lapidariumin e Muzeut Kombëtar të Kosovës. E titulluar “Trashëgimia kulturore e gjallë e Kosovës: Festimi i trashëgimisë së paprekshme”, ekspozita njëditore u organizua me synim të vetëdijesimit për këtë trashëgimi, transmeton KTV. 

Në ekspozitë ishin të vendosura edhe pikturat e artisteve Binela Karadolami dhe Aida Rexhepagiq.

Me qëllimin që të ngre vetëdijen shoqërore për vlerën dhe rëndësinë e trashëgimisë kulturore jo-materiale, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e ka përkrahur financiarisht projektin “Trashëgimia Kulturore Boshnjake” të implementuar nga Sheila Rexhepagiq.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme