Ema Andrea sjell në Prishtinë shfaqjen “Rrugëtim në vetë të parë”

Ema Andrea sjell në Prishtinë shfaqjen “Rrugëtim në vetë të parë”

12 December 2019 21:36

Pak orë e ndajnë nga paraqitja para audiencës. Ema Andrea është rikthyer në Prishtinë me një performancë bashkëkohore e dinamike.

E titulluar “Rrugëtim në vetë të parë”, shfaqja është një trinom i muzikës pianistike, elementeve teatrore dhe efekteve audiovizuale, transmeton KTV.

Andrea, e cila ka bërë regjinë e projektit teatror të ideuar nga Rea Veizi, flet për shfaqjen që përfshin edhe poezi e pjesë nga romane të autorëve me nam.

Andrea flet për skenën teatrore në Shqipëri dhe Kosovës, duke theksuar rolin e artistëve karshi ndryshimeve në shoqëri.

Aktorja e regjisorja e njohur shqiptare, e ka në plan që nëpërmjet teatrit të hulumtojë edhe historinë e errët të komunizmit.

Ema Andrea është nderuar me çmime në festival të rajonit dhe Evropës. Në vitin 2018 u shpall aktorja më e mirë në “FIAT Festival” në Sarajevë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme