Ka vdekur këngëtari dhe tekstshkruesi i njohur Irfan Blakçori

Ka vdekur këngëtari dhe tekstshkruesi i njohur Irfan Blakçori

13 December 2019 09:12

Muzikës së lehtë shqiptare nga sonte do t’i mungojë një emër i shquar, Irfan Blakçori, i cili ia kushtoi gjithë jetën tingujve dhe fjalëve.

Në orët e mbrëmjes ai është ndarë nga jeta dhe lajmin për ikjen e tij e kanë dhënë miqtë nëpërmes rrjetit social Facebook.

Kantautori Blakçori ishte padyshim një nga artistë më prodhimtar, i cili bëri publikun për vete me zërin unik dhe tekstet e bukura që shkruante.

Disa nga këngët e tij më të njohura janë: “Zogu i plagosur”, “Antigona”, e shumë të tjera.

Ndërkohë, Ministria e Kulturës përmes një telegrami ka ngushëlluar familjarët e Blakçorit.

Telegrami:

E nderuara familja Blakçori,

Lajmin për vdekjen e më të dashurit tuaj, njëkohësisht kantautorit të mirënjohur shqiptar, e morëm me pikëllim të madh.

Irfani u nda nga kjo jetë për të lënë pas vetes vepra të shumta dhe me vlerë. Krijimtaria dhe produktiviteti i punës së tij do të mbeten të paharruara për të gjithë ne. Realizimet e tij kanë begatuar thesarin e muzikës së lehtë shqipe.

Me kontributin dhe punën e tij ai ka fituar respektin e të gjithëve që e kanë njohur, sidomos atyre në botën e muzikës. Padyshim mbetet një nga artistët më prodhimtarë, i cili ka bërë publikun për vete me zërin e tij unik si dhe tekstet e bukura që shkruante.

Ne e kujtojmë me respekt angazhimin e tij të çmuar që ka dhënë në fushën e muzikës së lehtë shqipe.

Ngushëllime familjes, miqve dhe dashamirëve të Irfan Blakçorit.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme