Ministria jashtëligjshëm rrit koston e rinovimit të Muzeut për 33 mijë euro

Ministria jashtëligjshëm rrit koston e rinovimit të Muzeut për 33 mijë euro

23 March 2017 12:05

Prishtinë, 23 mars - Ministria e Kulturës u ka borxh edhe mbi 30 mijë euro kompanive që rinovuan Muzeun e Kosovës, sherri i shkeljes së procedurave.

Kjo shumë e çon në 285 mijë koston e punimeve bashkë me aneks-kontratën, prej të cilave janë paguar 232 mijë euro. Përderisa MKRS-ja nuk ka përgjigje se përse nuk janë paguar 23 mijë euro nga kontrata bazë prej 230 mijë eurosh, mosrespektimi i marrëveshjes për punime shtesë, ka një arsye: vetë MKRS-ja i ka shkelur procedurat.

Tre zyrtarë ministrorë dhe punëkryesi të mbledhur në një zyrë të MKRS-së kanë vendosur që t’i japin punë në vlerë mbi 33 mijë euro operatorit ekonomik. Të gjitha “procedurat” janë zhvilluar midis tyre dhe është nënshkruar marrëveshja në vlerë prej 33 mijë 441 eurosh, pa u përfillur Ligji për prokurimin publik, pa kaluar kontrata nëpërmjet Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik dhe pa hapur thirrje publike për pranimin e ofertave.

Kjo lloj kontrate është bërë me konsorciumin “NBT-ING” dhe “As-ing” nga Suhareka, i cili në nëntor të vitit 2014 fitoi tenderin në vlerë prej 230 mijë e 399 eurosh për rinovimin e Muzeut të Kosovës. Më pas në muajin dhjetor të vitit 2015 MKRS-ja dhe ky konsorcium kishin lidhur aneks-kontratë në vlerë prej 22 mijë e 587 eurosh, duke shfrytëzuar kështu punën shtesë që sipas Ligjit për prokurim publik mund të kontraktohet deri në 10 për qind të vlerës së kontratës bazë. Për marrëveshjen për 33 mijë euro të tjera, MKRS-ja tash një javë s’ka përgjigje (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme