Aktori Mevlan Shanaj: Censurë filmave në demokraci, kjo është infantile e mediokre

Aktori Mevlan Shanaj: Censurë filmave në demokraci, kjo është infantile e mediokre

23 March 2017 11:17

Aktori i njohur, Mevlan Shanaj, duke u përfshirë në debatin rreth filmave të periudhës së komunizmit, është shprehur se nuk mund të këtë censure të re në demokraci dhe se këto deklarata janë infantile e mediokre.

Në këtë intervistë gazetën “Dita”, Mevlan Shanaj rrëfehet për krijimtarinë e tij dhe çfarë mendon për ndalimin e një krijimtarie artistike, e cila ka historinë e vetë në të.

Shanaj është përfshirë në debatin e fundit që ka kapluar opinionin publik, pas një deklarate të një anëtari të AMA-s se duhen ndaluar filmat komunistë.

Aktori i njohur është shprehur se nuk mund të këtë censure të re në demokraci dhe se këto deklarata janë infantile e mediokre.

“Nuk mundet në sistem demokratik të krijohet një censure e re. Nuk ndodh kurrën e kurrës. Janë ide infantile mediokre ultrareaksionare. Nuk ka njerëz që mund ta bëjnë këtë gjë. Shoqëria shqiptare e flaku censurën dhe diktaturën në vitin 1991. Ndërsa veprat kanë gjykatës vetëm kohën. Koha përzgjedh nivelet dhe mediokritetin. Tashmë kjo gjë është arritur, çdo shashkë kthehet në bumerang”,- tha Shanaj.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme