Shqipëria në Panairin i Librit ne Leipzig përfaqësohet me 4 autorë

Shqipëria në Panairin i Librit ne Leipzig përfaqësohet me 4 autorë

23 March 2017 14:46

Letërsia shqipe do të jetë pjesë e panairit dhe festivalit të librit në Leipzig, i cili do të mbahet mes datave 23- 26 mars.

Autorët që do të prezantojnë letrat shqipe janë Ridvan Didra (Shqipëri); Elona Çuliq (Shqipëri); Elvira Dones (Shqipëri – Zvicër); Shpëtim Selmani (Kosovë).

Panairi i Leipzigut dhe festivali i tij i leximit “ Leipzigu Lexon” janë ngjarja më e rëndësishme pranverore e librit europian, duke bërë bashkë në këtë festë të librit lexues, autorë, përkthyes, shtëpi botuese e kritikë letrarë për të shkëmbyer eksperiencat dhe për të kuptuar tendencat e fundit të librit. Një ngjarje e tillë u jep mundësi edhe titujve shqip të njihen dhe të marketohen më mirë në arenën e madhe të botimeve europiane, falë kontributit, bashkëpunimit dhe koordinimit të Ministrisë së Kulturës me rrjetin Traduki.

“Nuk është lindje, nuk është Perendim – Alkimia e Ballkanit” është tema e madhe mbi të cilën do të diskutohet në panelet e rrjetit Traduki, me autorë nga Juglindja e Evropës dhe Europa Qendrore, si dhe me lexues të huaj të interesuar.Ballkani – për qendrën e Evropës, ishte dhe gjithmonë do të jetë i huaj, ekzotik dhe i prapambetur.

Raportimet e udhëtarëve të huaj, gazetarëve dhe politikanëve në lidhje me vendet e Europës Juglindore dhe të rejat nga Veri – Perëndimi ishin dhe mbeten me negativitet të theksuar. Përmes shkëmbimit letrar, përkthimeve në kombinime të ndryshme gjuhësore, këto takime dhe panelet e diskutimit kanë për qëllim t’u mundësojnë evropianëve të njohin njëri-tjetrin më mirë, fqinjët e afërt dhe te largët, me dhimbjen e tyre, frikën, kënaqësitë, vlerat dhe historite e tyre.

Ndërsa audienca e Leipzigut, nëpërmjet letrave, do të njihet me faktin se Ballkani është një vend i mirë, me tokë të begatë, që eksploron vlera.

Paneli i parë do të hapet me temën “Vajza të mira, djem të këqij?” Stefan Boshkoviq, Elona Çuliq, Shpëtim Selmani do të diskutojnë rreth të qenët i ri në një vend të Europës Juglindore, të përballosh me sukses të shkuarën, pasiguritë ekonomike, si një proces kompleks dhe në një situatë të tillë disa vendosin të largohen dhe disa të qëndrojnë. Çfarë vendi zë në veprat e tyre trashëgimia sociale? Çfarë çmimi do të duhet të paguajnë nëse kundërshtojnë mendimin kolektiv? Pse Ballkani është ende një shtëpi e mirë?

Më pas një tjetër temë do të jetë ajo mbi legjendat, peizazhet dhe historitë e lidhura me to, në veprat e dyshkrimtarëve :Ridvan Dibra, Cristian Teodorescu. Historia e ish Jugosllavisë do të vijë në temën

“Tito është i vdekur”. Bashkë, në një panel, brezi që jetoi Jugosllavinë dhe brezi i ri që e njohu vetëm nëpërmjet librave, rrëfimeve apo fotografive. Dino Bauk, Ethem Mandiq, Jozhe Pirjeveq, Shpëtim Selmani, Dragan Velikiq, Nenad Veličković (autorë nga Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Serbia dhe Sllovenia janë të lexuar nga veprat e tyre të fundit). Më 24 mars do të jetë tema

Tombola ose Hana pertej Identiteteve. Historia e Hanës, një prej femrave të përbetuara, që pas 14 vitesh është në kërkim të identitetit tësaj si femër dhe historia e Mia-s 16 vjeçare, me vështirësi ekonomike dhe në kërkim të rrugës për të ardhmen, bëjnë një panel dy shkrimtaret : Susana Tratnik, Elvira Dones. “Varfëria ndër breza dhe perspektivat” është tema që do të vendosë përballë Elona Çuliq, lindur në Tiranë në vitin 1986 dhe Anna Ospelt, lindur një vit më vonë në Vaduz (Liechtenstein).

Realiteti dhe cfarë i bënë të frymëzohen për të shkruar këto dy letrare të reja. A do të mund të shkruheshin në Alpe poezitë e Elona Çuliq? A do mund t’i kuptonte poezitë lirike të Anna Ospelt lexuesi shqiptar? E kthyer në traditë, Nata Ballkanike mbledh bashkë romancierë e poetë, këtë vit për historitë e tyre me legjendat, të vërtetën, hakmarrjen, dashurinë për familjen dhe jetën me autorët : Gabriela Adameșteanu, Patrick Boltshauser, Georgi Gospodinov, Ridvan Dibra, Namik Kabil, Damir Karakaš, Milena Markoviq, Slobodan Shnajder, Suzana Tratnik.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme