“Tregime urbane...” me filigran në letër për botën shumëngjyrëshe

“Tregime urbane...” me filigran në letër për botën shumëngjyrëshe

24 March 2017 11:01

Të projektuara brenda një kornize, letrat e mbështjella në spirale jetësojnë imazhet e artistëve botërorë, shkruan sot Koha Ditore.

Mes tyre edhe portrete të tjera, të cilat sjellin rrëfime më vete. Ngjyrat e shumta karakterizojnë secilin prej punimeve. Muzika, filmi, jeta e përditshme vijnë si një rrëfim i bukur e plot gjallëri. E stili është krejt i veçantë. Të enjten u prezantua për herë të parë në kryeqytet. Kjo falë punës së artistes Mimoza Studenica, e cila për më shumë se tre vjet perfeksionoi atë që ndryshe quhet filigran në letër. Rrëfimin e solli përmes ekspozitës të cilën e titulloi “Tregime urbane të mbështjella në rollne”.

Pop-art, surrealizëm, manga animime japoneze, maska dhe ritme afrikane, janë disa prej gërshetimeve që karakterizojnë veprat e Studenicës. “The Beatles” janë të vendosur në imazhin e njohur të krijuar gjatë viteve ‘60, Marilyn Monroe në stilin shumëngjyrësh të Warholit, ndërsa tek Mick Jagger ka ruajtur shpirtin e tij lozonjar. Geisha vjen si reflektim i stilit aziatik të filigranit në letër.

(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme