Shqipëria një vend i fshehur për botën turistike

Shqipëria një vend i fshehur për botën turistike

25 March 2017 09:39

Shqipëria një vend i fshehur për botën turistike, kështu raporton Lesley Bellew për “worldofcruising.co.uk”.

Shqipëria ka qenë për rreth gjysmë shekulli e izoluar për shkak të regjimit të diktatorit Enver Hoxha. Në vitin 1991 erdhi demokracia dhe filloi edhe turizmi.

Turistët përbëjnë 6 % të të ardhurave në Shqipëri, dhe vendi mirëpriti 3.4 milionë turistë në vitin 2014, shkruan albinfo.ch. Tashmë ka shumë linja dhe oferta për të vizituar Shqipërinë.

Saranda është njëra nga pasuritë më të mëdha, që ka hotele elegante, bare, restorante dhe ofron pamje magjike. Butrinti është një qytet i lashtë, me teatrin e saj të lashtë, banjot romake dhe kullat veneciane.

Gjirokastra është një tjetër mundësi dhe ky qytet është i mbrojtur nga UNESCO. Ksamili është vetëm 15 km larg Sarandës dhe është një vend i përsosur për shëtitje, ndërsa plazhi është fantastik me një det të pasur si kristali.

Më pas në këtë shkrim tregohet se ku gjendet Shqipëria dhe historia e saj. Gjithashtu tregohet për pasuritë e saj, si dhe shqiponjën, që është simboli i shqiptarëve, kurse ushqimi është shumë i mirë dhe i pasur me produkte vendase.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme