Skulptori që artin e ka religjion

Skulptori që artin e ka religjion

26 March 2017 11:22

Figurat e çrregullta përbëjnë pjesën më të madhe të krijimtarisë së skulptorit. Ai luan me forma të ndryshme.

Përderisa shumë e paraqesin historinë e ndërtimit të Kalasë së Rozafës, ku zë vend legjenda e murosjes së njeriut, Gëzim Muriqi e sjell atë shumë më ndryshe, shkruan sot “Koha Ditore”. Në dru e gjips të patinuar, gruaja që u sakrifikua për të mirën kolektive vjen në thyerje të pazakonta artistike. Koka, gjiri e elemente të tjera të saj zënë vend në një numër skulpturash të formave të ndryshme mbi të njëjtën temë.

Skulptori Gëzim Muriqi merret goxha shumë me të kaluarën. Madje për këtë jep një arsye që për të është goxha e fortë.

“Vetëm kur i jemi kthyer së kaluarës kemi arritur të bënim gjëra të mëdha”, thotë ai me bindje, derisa flet për veprat e tij.

Image

Përplasja e rrymave

Krijimtaria e Muriqit përthekon skulptura të ndryshme, por ai ngulmon që të flasë më shumë për ato që është duke i punuar kohëve të fundit.

Është duke e vazhduar stilin e skulpturave që i ka shpalosur për publikun në ekspozitën “Reciklime formale”, në fillim të vitit të kaluar në Prishtinë... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme