Shtëpia e braktisur e pasanikut Foto: Koha

Shtëpia e braktisur e pasanikut

26 March 2017 12:52

Ka kohë që monumenti mbi njëqindvjeçar është i braktisur. Shtëpia me nam e Mahmut Pashë Gjinollit në Vushtrri tash është strehë për qentë endacakë, minj e çka jo tjetër.

Së fundi aty ishin shtatë familje që e kishin shtëpi.

E tash, në një ditë të freskët të marsit, një grua 55-vjeçare afrohet sapo sheh lëvizjet e tre të huajve, për të kuptuar se për çka është vizita. Ajo është njëra prej banorëve të shtatë familjeve të tjera, që janë strehuar në kompleksin afër monumentit të moçëm. Teksa nuk do që t’i përmendet emri në gazetë, ankohet për kushtet në të cilat jetojnë. Ankohet edhe për telashet që u shkakton braktisja e objektit komshi, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Gjithë natën s’na lënë me fjet qentë”, thotë ajo.

Ka shërbyer edhe si objekt komunal. Populli e njeh edhe si ish-Ambulanca, meqë një kohë ka pasur edhe funksionin e objektit ku njerëzit kanë kërkuar shërim. Më vonë u shërbeu si strehë disa familjeve skamnore.

Pozita e pazakonshme nga lindja

Fare pranë lumit Tërstenë, në pjesën perëndimore të qytetit antik të Vushtrrisë, ndodhet shtëpia e Mahmut Pashë Gjinollit.

Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Mitrovicë, në historikun për këtë objekt, duke u bazuar në të dhënat historike dhe banorët lokalë, thotë se shtëpia në fjalë besohet të jetë ndërtuar nga fundi i shekullit XIX apo fillimi i shekullit XX. Fillimisht ishte shtëpi banimi... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme