Jazzi i ri britanik

Jazzi i ri britanik

26 March 2017 21:05

Jazzi britanik e ka një histori të gjatë e me plot rrëfime. Nga tingujt vizionarë të Michael Garrickut dhe Graham Collier, deri tek improvizuesit e lirë entuziastë si Evan Parker dhe Courtney Pine dhe “Jazz Warriors” - muzikantët britanikë kanë krijuar tinguj që hapën rrugë për eksperimentim.

Adhuruesit e muzikës jazz në Britani të Madhe, veçanërisht në kryeqytet, kanë pasur mundësi të shohin emra të mëdhenj nëpër institucione si “Ronnie Scott” dhe “Jazz Cafe” me dekada të tëra dhe së fundi kanë ardhur edhe më avangardë në lindje të Londrës, nëpërmjet “Cafe Oto”, “Servant Jazz Quarters” dhe “Vortex” në Dalston, shkruan “The Guardian”, transmeton “Koha Ditore”.

Entuziastë të muzikës jazz si Gilles Peterson vazhdimisht kanë qenë kampionë të këtij zhanri, qysh prej viteve ’80, duke e vënë atë përkrah me tingujt e fushës së majtë nga i gjithë globi, në radioemisionin e tij dhe nëpërmjet eventeve.

Megjithatë, së fundmi, jazzi britanik ka nisur të ndryshojë dhe të shndërrohet në një tingull që po merr mirënjohje përtej kufijve të zakonshëm të këtij zhanri. Ky lloj eksperimentimi e lulëzimi është në zemër të një periudhe të re të jazzit që po ndodh në Britani të Madhe për momentin.

Grupe artistësh si Moses Boyd, Shabaka Hutchings, Zara McFarlane, Ezra Collective dhe United Vibrations janë duke kombinuar muzikën jazz me elemente të muzikës “grime”, “jungle” për të krijuar një tingull që funksionon edhe në dyshemenë e vallëzimit dhe nëpër festivale, sikurse edhe në klube të jazzit.

Boyd, i cili ka ardhur nga Catford në lindje të Londrës dhe që për herë të parë mësoi për jazzin nga mësimdhënësi i tij i muzikës, ka thënë se në pesë vitet e fundit, ka vërejtur një ndryshim të dukshëm.

“I gjithë peizazhi ka ndryshuar. Më herët vendet dhe bota e natës ishin goxha të ndara”, ka thënë ai. “Por në terme të thjeshta, jazzistët po bënin jazz dhe njerëzit e tjerë ishin duke bërë gjëra që konsideroheshin krejtësisht ndryshe. Në pesë vitet e fundit, gjërat janë bërë më të gjera dhe më intriguese”, ka thënë ai... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme