Zbulohen tre varre antike në Durrës tek vendi ku po ndërtohet Veliera

Zbulohen tre varre antike në Durrës tek vendi ku po ndërtohet Veliera

26 March 2017 12:50

Gërmimet arkeologjike në kantierin e ndërtimit të “Velierës” në Durrës kanë nxjerrë në dritë disa varre dhe struktura murale. Deri më tani janë zbuluar 3 varre.

Arkeologët thonë se njëri prej sondazheve do të kryhet për zbulimin e murit rrethues të qytetit, mbuluar me çakull në janar të këtij viti, përpara se të kishte një kontratë zyrtare midis bashkisë dhe ministrisë së Kulturës.

Deri në këtë pikë të gërmimeve arkeologjike, nuk ishte dokumentuar asnjë varr i zbuluar.

Por “Amfora.al”, disa ditë përpara se të lidhej kontrata e vonuar prej dy muajsh, midis bashkisë Durrës dhe institucioneve të kulturës, dokumentoi praninë e një “strukture”, që sipas arkeologëve që prej vitesh e eksplorojnë nëntokën e Durrësit, ishte një varr, periudha e të cilit nuk është përcaktuar.

Ai u largua nga sheshi së bashku me dherat dhe vendndodhja e tij ishte pak metra larg varreve të zbuluara këto ditë.

Njëri prej varreve të zbuluara këto ditë, ka strukturë të ngjashme me atë që u zbulua në qershor 2016-të, ngjitur me murin e kalasë, që sipas arkeologes, Dr. Brikena Shkodra Rrugia, mund t’i përkasë periudhës së mesjetës së hershme.

Një grup arkeologësh shqiptarë dhe francezë zbuluan shtresa të reja të qytetit antik, nën ndërtimet romake.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme