Filarmonia e Kosovës koncert në kuadër të Dam Festivalit Foto: Koha / Ilustrim

Filarmonia e Kosovës koncert në kuadër të Dam Festivalit

03 April 2017 11:59

Të martën mbrëma nga ora 20:00 në sallën e kuqe të Pallatit të Rinisë mbahet koncerti i filarmonisë së Kosovës në kuadër të edicionit të 12 të Dam Festivalit.

Në këtë koncert do të performojnë Iskandar Widjaja me violinë dhe në piano Dea Bajrami. Orkestrën këtë herë do ta drejtoj dirigjenti gjerman Noorman Widjaja, transmeton TV Arta.

Dardan Selimaj,drejtor artistik ka thënë se Dam festivali edhe këtë vit ju jep hapësirë instrumentistëve të rinj. Hapja e festivalit është bërë të premten me operën errësira nga e kompozuar nga Albena Petrovich-Vratchanska.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme