“The Boss Baby” mund “Beauty and The Beast”

“The Boss Baby” mund “Beauty and The Beast”

03 April 2017 14:07

Një bebe e veshur me kostum, i tregon botës kush është shefi derisa arrin të renditet si filmi më i shikuar këtë vikend.

“The Boss Baby” ka grumbulluar 49 milionë dollarë në kuadër të “mojo box officit”. Filmi që mundi të bukurën dhe bishën është me zë të Alec Baldwin.

Në vikendin e tretë, “Beuty and the Beast” është radhitur si filmi i dytë me 47.5 milionë dollarë të grumbulluara, transmeton TV Arta.

"Ghost in the Shell," me Scarlet Johansson debutoi këtë vikend me shitje biletash në vlerë prej19 miilionë dollarësh.

I prodhuar nga Lionsgates "Power Rangers" radhitet si filmi i katërt nëpër kinematë e Amerikës Veriore.

“Kong: Skull Island”, që për disa javë ishte filmi më i shikuar përmbyll top- 5shen e filmave më të shikuar.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme