Lufta mes dhelprës e brejtësit, fotoja më e mirë e botës së egër Foto: Yongqing Bao

Lufta mes dhelprës e brejtësit, fotoja më e mirë e botës së egër

16 October 2019 09:21

Mbase në shikim duket si foto qesharake, por kjo foto e realizuar në malet Qilian të Kinës është vlerësuar si më e mira e botës së egër të kafshëve për vitin 2019.

Fotoja është realizuar nga Yongqing Bao, që ka fituar çmimin e parë në konkursin e fotografisë për “Wildlife”, pra të botës së egër, transmeton BBC.

“Kjo është natyra”, është shprehur ai.

Çmimi është ndarë sipas kategorisë së sjelljes së kafshëve.

Fotografi ka thënë se i ka ndjekur me orë të tërë kafshët derisa i ka kapur në aksion, transmeton Koha.net.

Roz Kidman Cox është nga personeli i jurisë dhe ai ka thënë se kjo fotografi, është ndër më të mirat që i ka parë syri që sa vite.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme