Një tablo e piktorit Nicolas de Staël shitet 20 milionë euro

Një tablo e piktorit Nicolas de Staël shitet 20 milionë euro

18 October 2019 10:04

Paris, 18 tetor – Një tablo monumentale e piktorit francez me origjinë ruse, Nicolas de Staël u vlerësua dje në mbrëmje me 20 milionë euro nga një blerës privat europian, gjatë një ankandi të zhvilluar në Paris nga shtëpia e ankandeve Christie’s, një rekord për artistin.

“Parku i Princërve “, që daton që prej vitit 1952 ishte vlerësuar mes 18 dhe 25 milionë eurove dhe ishte nxjerrë në treg për herë të parë.

Shuma e ofruar për këtë vepër prej 2,5 metrash përbën pothuajse dyfishin e rekordit të mëparshëm të Nicolas de Staël, i lindur në Shën Petërburg, që ishte 12,1 milionë dollarë (11 milionë euro) për veprën “Nu debout”, vlerësuar nga Christie’s në Nju Jork në vitin 2018.

Sipas Christies’s, kjo pikturë përbën majën e artit të Nicolas de Staël, si dhe një moment vendimtar të historisë së artit perëndimor pas lufte/AFP.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme