22-vjeçarja lë punën për të ngrënë ushqime jo të shëndetshme ‘live’ në YouTube

22-vjeçarja lë punën për të ngrënë ushqime jo të shëndetshme ‘live’ në YouTube

06 November 2019 18:11

Një grua ka lënë punën e saj me orar të plotë për të ndjekur karrierën në kanalin e njohur YouTube, duke ngrënë ushqimet e McDonald’sit, ushqimin kinez të paketuar, picat nga Pizza Hut, etj.

Charna Rowley, nga Londra, xhiron veten duke konsumuar rreth 5,500 kalori dhe deri në 40,000 persona e shikojnë atë ‘live’ gjersa po han ushqim, shkruan mediumi britanik “Mirror”, transmeton Koha.net.

Ky lloj unik i videove njihet si “Mukbang” dhe është trendi me origjinë nga Korea e Jugut, ku njerëzit flasin me audiencën e tyre ndërsa hanë ushqim.

Në mënyrë që të kalojë më shumë kohë duke bërë videot e tilla, Rowley ka vendosur që ta lë punën e saj si punëtore e administratës.

22-vjeçarja tani punon me gjysmë orari në një depo në mënyrë që ta mbështesë veten deri sa po transmeton videot në YouTube.

Ajo nuk ka në plan që ta ndërpresë ngrënien para kamerës dhe “qëllimi kryesor” i saj është të punojë duke ngrënë 10,000 kalori në një vakt.

“Më duhet të tregojë se sa kam besim në vete”, tha Rowley. “Mund të më ngelet në dhëmbë ndonjë ushqim ose rreth gojës sime, por njerëzit pëlqejnë se sa komike jam”, shtoi ajo, përcjell Koha.net. “Marrë edhe komente negative, duke më thënë se sa e trashë jam, se sa e bukur mund të jem nëse ndalojë së ngrëni por shumicën e kohës nuk u përgjigjem”, tha 22-vjeçarja.

“E shijoj këtë dhe më jep vetëbesim - dhe tani që kam mundësi ta monetizojë kanalin tim dhe t’u përgjigjem kërkesave të njerëzve, mund të shndërrohet një lëvizje e plotë e karrierës”, shtoi ajo.

Rowley, e cila peshon rreth 100 kilogramë, shkon në palestër katër herë në javë në mënyrë që të mbajë balancën e ushqimit jo të shëndetshëm që e han. Po ashtu, ajo ka marrë mbështetje edhe nga nëna e saj për ngrënien e ushqimeve para kamerës.

“Ajo fillimisht e pa këtë si një hobi”, tregoi Rowley. “Por njëherë ajo pa pasionin tim dhe mënyrën se sa e përkushtuar isha, ajo ndryshoi mendimin. Tani ajo mendon se duhet të vazhdojë këtë sa jam e re dhe kam mundësi”, shtoi 22-vjeçarja.

Rowley, po ashtu, ka shpërndarë videot e saj në kanalin e saj “Charnation” në YouTube dhe shpesh hanë ushqim së bashku me partnerin e saj.

Ajo kalon 2 orë e gjysmë në javë për të bërë videot dhe deri tani ka shpenzuar rreth 1,000 funte (rreth 1,160 euro) për investim në këto video.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme