Topat e pazakontë prej akulli mbulojnë një prej plazheve të Finlandës

Topat e pazakontë prej akulli mbulojnë një prej plazheve të Finlandës

07 November 2019 14:10

Bregdeti Hailuoto që ndodhet në pikën më të largët në veri të Finlandës është mbuluar nga topa të pazakontë akulli.

Një fenomen shumë i rrallë i cili nuk është hasur më parë në këto forma kaq të mëdha. Banorët e shohin këtë ngjarje si shumë magjepsëse. Një banorë e cila jeton shumë afër bregdetit është shprehur se ky fenomen i rrallë ka ndodhur edhe më parë, por këtë herë përmasat janë shumë më të mëdha. Zakonisht topat e akullit formohen kur uji i detit është i turbulluar dhe kur temperaturat janë shumë të larta. Topat e akullit lëvizin me valët e deti duke dhuruar një pamje mahnitëse për banorët./abcnews.al

Komentet

Shto koment

Të ngjashme