Rahovec: Gjen kuletën me 755 euro dhe ia dorëzon policisë - lajmërohet pronari

Rahovec: Gjen kuletën me 755 euro dhe ia dorëzon policisë - lajmërohet pronari

17 November 2019 10:15

Një qytetar ka dorëzuar te sigurimi i palestrës “Mizahir Isma” në Rahovec një kuletë të cilën e kishte gjetur gjatë ndeshjes që klubi i basketbollit e zhvilloi të shtunën me Feronikelin.

Një zyrtar i sigurimit në palestër ka bërë të ditur se në kuletë ishin 755 euro dhe kishte dokumente. Ai ka thënë se pas një kohe të shkurtër është identifikuar pronari dhe i është kthyer kuleta.

“Pas përfundimit të ndeshjes së basketbollit në palestrën Mizahir Isma në Rahovec qytetar i ndershëm Visar Hoxha Ma dorëzon një badifokë të gjetur pasi isha personi me i afërt i Sigurimit aty pranë unë i dorëzova Policisë me një shumë të konsiderueshme 755€ dokumente etj. Pas një kohe të shkurtër identifikohet pronari dhe i kthehet badifoka. Respekt”, ka shkruar Sadedin Cena në Facebook.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme