Rosario ofron vizitë emocionale në nderim të Messit

Rosario ofron vizitë emocionale në nderim të Messit

12 December 2019 09:36

Futbolli nuk ka qenë gjithmonë aktiviteti i preferuar i Lionel Messit.

Kur ai ishte fëmijë në lagjen modeste “La Bajada”, në qytetin e lindjes Rosario në Argjentinë, ai kalonte kohë duke ngarë biçikletën, duke bërë kështjella nga degët e pemëve apo edhe nga gurët, duke luajtur fshehtas dhe herë pas here edhe duke vjedhur limonë nga fqinji për të bërë limonadë.

Këto storie dhe të tjerat janë fokus i një vizite të re që ofrohet nga Rosario për të nderuar heroin 32-vjeçar, një superyll sportiv, që vetëm sa ka fituar për herë të gjashtë “Topin e Artë”, çmim që i jepet futbollistit më të mirë në botë, shkruan sot Koha Ditore.

Kjo vizitë, që është organizuar nga këshilli i qytetit të Rosarios, është falas dhe është në dispozicion edhe një aplikacion që udhëzon tifozët për dhjetë pikat e ndalesës.

Pak shtëpi janë më të mëdha sesa dykatëshe në La Bajada, një lagje e klasës së mesme në qytet, që gjendet 300 kilometra në veriperëndim të Buenos Airesit.

Poshtë rrugës “Israel” gjendet një shtëpi e hirtë, e mbrojtur nga rrethojat dhe e mbyllur me perde. Nuk ka shenja se ishte shtëpia e Messit dhe asnjë nuk jeton atje tash, ndonëse ende i takon familjes.

Mirëpo, fqinjët nuk janë aq të turpshëm për lidhjen me Messin. Piktura të dedikuara yllit të futbollit gjenden pranë shtëpive dhe po ashtu edhe trotuaret janë të ngjyrosura me ngjyrat kaltër e bardhë të përfaqësueses së Argjentinës, me numrin dhjetë të Messit që mban.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme