Arrestohet braziliani, u maskua si nëna e tij në testin e ngasjes

Arrestohet braziliani, u maskua si nëna e tij në testin e ngasjes

12 December 2019 16:32

Një burrë 43-vjeçar është arrestuar në Brazil sepse ishte veshur si nëna e tij për të hyrë në testin e ngasjes së veturës për të.

Pasi e ëma e Heitor Schiaves, Maria 60-vjeçare, dështoi tre herë në test, mekaniku vendosi të merrte vet testin në duar. Duke veshur rrobat e saj e duke bartur një paruke, burri hyri në test dhe dukej se gjithçka po ecte mbarë. Por dyshimet lindën menjëherë pasi që “gruaja” që drejtonte veturën nuk ishte e njëjta me atë në letërnjoftim.

“Ai u përpoq të ishte sa më i natyrshëm që mundej. Ai kishte vënë shumë make-up, kishte lyer thonjtë e bartte aksesorë”, ka thënë instruktorja Aline Mendonça për “G1”, transmeton Koha.net.

Policia më pas ishte thirrur dhe kishte arrestuar burrin për mashtrim dhe keqpërdorim të identitetit të tjetërkujt.

“Ai tashmë ka pranuar gjithçka. Ka pranuar se nuk ishte gruaja në fjalë, por i biri i saj. Djali i saj po përpiqej të kalonte testin në emrin e nënës”, ka shtuar instruktorja.

Schiave thuhet se ka deklaruar në polici se nëna e tij nuk dinte për këtë plan.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme