Gratë janë më të ndjeshme ndaj dëmtimeve nga pirja e duhanit Foto: Shutterstock

Gratë janë më të ndjeshme ndaj dëmtimeve nga pirja e duhanit

15 October 2019 23:12

Gratë janë veçanërisht të ndjeshme ndaj dëmtimeve të shkaktuara nga pirja e duhanit për shkak të brishtësisë së tyre më të madhe fizike, thonë mjekë dhe specialistë italianë.

“Por, përkundër kësaj, numri i duhanpirësve rritet”, është alarmi që vjen nga Kongresi Kombëtar i Shoqatës italiane të Mjekëve, i promovuar nga kompania Philip Morris Italy.

“Efektet janë të shumta, që nga shëndeti i mushkërive deri tek shëndeti riprodhues, me cigare që mund të dëmtojnë fetusin gjatë shtatzënisë”, shtuan ata.

“Fatkeqësisht, gratë, megjithëse mesazhi është i qartë, vazhdojnë të pinë duhan, edhe për shkak të ritmeve gjithnjë e më stresuese ndaj të cilave nënshtrohen. Edhe pse kujdesen për shëndetin e familjes, ato lënë pas dore veten”, theksuan specialistët./atsh

Komentet

Shto koment

Të ngjashme