Arsyet se pse jeni gjithmonë të uritur: si rritet ndjenja e rreme e dëshirës për ushqim

Arsyet se pse jeni gjithmonë të uritur: si rritet ndjenja e rreme e dëshirës për ushqim

20 October 2019 10:09

A ndiheni gjithmonë të uritur, madje edhe pas një vakti të shijshëm? A zgjoheni natën për të ngrënë diçka? Nëse e gjeni veten në këtë përshkrim, nuk jeni të vetëm. Ka shumë njerëz që ndihen njësoj dhe për këtë ka edhe arsye mjekësore.

Ekzistojnë një numër faktorësh që mund të ndikojnë në urinë tuaj - problemet me tiroide ose marrja e disa ilaçeve kundër depresionit. Por gjithsesi, fajtori kryesor është stili juaj i jetesës. Megjithatë, kjo nuk do të thotë që nuk mund ta rregulloni problemin.

Nuk flini mjaftueshëm

Mungesa e gjumit mund t’i çrregullojë hormonet që e rregullojnë oreksin, gjë që në fund e rrit urinë, sipas një raporti të vitit 2016 nga Shoqata amerikane e zemrës. Grelina, hormoni që e stimulon urinë, rritet kur ju mungon gjumi. Leptina, hormoni që e sinjalizon ngopjen, në këtë rast bie. Përveç kësaj, sa më shumë orë të kaloni zgjuar, aq më shumë keni të ngjarë të hani ndonjë ushqim të ri në frigorifer.

I pini ushqimet tuaja

Shumica e ushqimeve të paketuara ose smoothiet me fruta nuk do t'ju ngopin për një kohë të gjatë. Kështu që, nëse e filloni çdo mëngjes me shake proteinik, kjo mund të shpjegojë se pse jeni gjithmonë të uritur, shkruan Men's Health.

Arsyeja është se lëngjet qëndrojnë në lukth më pak se një orë, thotë gastroenterologu Scott D. Levenson, drejtor i Qendrës mjekësore për kujdes të tretjes në Kaliforni.

Për krahasim, ushqimet e ngurta qëndrojnë në lukth dy deri në katër orë....(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme