Shpëlarësi natyral i gojës që pastron pllakëzat më mirë se produktet e mbushura me kimikate e toksina

Shpëlarësi natyral i gojës që pastron pllakëzat më mirë se produktet e mbushura me kimikate e toksina

08 November 2019 10:42

Afër 48.000 amerikanë dhe më shumë se 640.000 njerëz në mbarë botën diagnostikohen çdo vit me kancer oral (qelizat kancerogjene mund të shumohen në gjuhë, në mukozën e brendshme të faqeve, tek mishrat e dhëmbëve etj).

Ekspertët thonë se shpëlarësit e gojës mund të jenë një ndër faktorët favorizues. Shumë marka të njohura që përmbajnë alkool kanë qenë të lidhura me rrezikun e zhvillimit të kancerit oral.

Alkooli, toksinat dhe kimikatet e ndryshme që pretendojnë të dizinfektojnë gojën tuaj dhe t’u japin frymës një aromë të mirë, mund të shkaktojnë tharje mukoze, ndryshim ph-i, etj. Këtu janë disa nga kimikatet më të dëmshme që mund të lexoni në etiketën e shpëlarësit të gojës.

Chlorhexidine, alkooli , Hexetidine (oraldene), Methylparaben , Methyl Salicylate: Vetëm një lugë gjelle e kësaj substance është ekuivalente me mbi 23 300 mg pilulë aspirine. Mbidoza mund të çojë në dështimin e veshkave, humbjen e shikimit, presionin e ulët të gjakut, vështirësi në frymëmarrje, konvulsione, të vjella etj.

Për të zeruar rrezikun e kancerit të gojës e sëmundjeve të tjera parodontale përgatiteni vetë shpëlarësin e gojës, që jo vetëm ju freskon frymëmarrjen, por pastron pllakëzat e formuara mbi sipërfaqen e dhëmbit.

Studiuesit kanë zbuluar se shpëlarja e gojës me çaj jeshil parandalon rritjen e baktereve e formimin e pllakëzave të dhëmbëve.

Vetëm shtatë minuta pas shpëlarjes së gojës me çaj jeshil, numri i baktereve të dëmshme reduktohet në gjysmë!

Kur studiuesit testuan chlorhexidine në krahasim me çajin jeshil, ata zbuluan se ky i fundit funksiononte më mirë në reduktimin e pllakave. Çaji jeshil është qartazi zgjedhja më e sigurt kur është fjala për shëndetin./Living

Komentet

Shto koment

Të ngjashme