“Programi Fluturues i Fëmijëve” arrin te shkronja “H”

“Programi Fluturues i Fëmijëve” arrin te shkronja “H”

01 December 2019 16:40

“Programi Fluturues i Fëmijëve” dalëngadalë ka ardhur tek shkronja H, me të cilën do t’i njoftojë fëmijët të shtunën e 2 dhjetorit.

Materiale të shumta me këtë shkronjë do të transmetohen në këtë edicion, i cili është i 14-i me radhë që transmetohet në KTV.

Rubrika “Rrëfenja” këtë herë vjen më ndryshe. Nuk do të flitet për kafshë, por për Hirushen. Hirushja këtë herë vjen e rrëfyer nga fëmijët, një version shumë i lezetshëm i njërës prej përrallave më të njohura klasike.

Ndërkaq fëmijët do të njihen nga afër edhe me instrumentin e harpës. Shkronja H vjen edhe në gjuhën angleze nga arushi Bada dhe miqtë e tij, të cilët përmes lojës edhe i argëtojnë shikuesit e vegjël.

Çdo të shtunë nga ora 16:25 në Kohavision.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme