Kryeqytetit i shtohet edhe një park

Kryeqytetit i shtohet edhe një park

02 October 2019 10:18

Në lagjen Arbëria të kryeqytetit, është ngritur një park, i cili, siç e prezanton kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka një pamje mbreslënëse.

Ai ka bërë me dije se lokacioni ku është ndërtuar parku ,në lagjen “Arbëria”, është transformuar dhe revitalizuar nga një deponi në një hapësirë të organizuar që do t’i shërbejë të gjithë komunitetit.

Ai ka thënë se ky park në lagjen “Arbëria” ka të gjitha elementet e një parku modern.

“Në një sipërfaqe prej rreth 2.5 hektarë, ky park e ka fushën e futbollit, basketbollit, këndin e lojërave, shtigjet për vrapim e këmbësorë, sipërfaqe të gjelbëra dhe një pamje mbresëlënëse”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e vet në “Facebook”.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme