Sonte pas mesnate Dardania mbetet pa rrymë

Sonte pas mesnate Dardania mbetet pa rrymë

02 October 2019 15:48

KOSTT-i përmes një komunikate për media bën të ditur se do të ketë shkyçje të rrymës në lagjen Dardania në Prishtinë sonte nga ora 00:00 deri në 01:30.

“Njoftohen qytetarët që me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë për punë, me datë 03 Tetor 2019, nga ora 00:00 deri në 01:30 (pas mesnate) do të bëhet shkyçja e NS 35/10kV Prishtina 3. Shkyçja është e domosdoshme për të mundësuar punimet përfundimtare për energjizimin e nënstacionit të ri NS 110/10 (20)kV Prishtina 6 (Dardania)”, thuhet në komunikatë.

Tutje thuhet se gjatë kohës së lartë cekur qytetarët/institucionet që furnizohen nga ky nënstacion do të mbesin pa furnizim me energji elektrike. Reduktimi i parashikuar 15MW.

Shkyçjet janë të nevojshme për të krijuar kushte për implementimin e projektit i cili bashkë financohet me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme