Më 23 tetor hapet në Prishtinë Panairi Ndërkombëtar i Agrobiznesit

Më 23 tetor hapet në Prishtinë Panairi Ndërkombëtar i Agrobiznesit

18 October 2019 12:24

Për të 19-ten herë javën e ardhshme në Prishtinë do të mbahet Panairi Ndërkombëtar i Agrobiznesit dhe Ushqimit, AGROKOS. Siç bëhet e ditur përmes një njoftimi nga organizatori, ky panair do të hapet më 23 tetor dhe do të zgjasë deri më 25 të këtij muaji.

Panairi do të mbahet në ambientet e palestrës "1 Tetori" në Prishtinë.

Në ketë panair, siç thuhet në njoftim, do të marrin pjesë kompani të agrobiznesit vendor, nga Mali i Zi, Bosnja e Hercegovina dhe Austria.

Konsumatorët kosovarë do të kenë mundësinë të njohin dhe të shijojnë prodhimet bujqësore dhe blegtorale vendase, të cilat gjithnjë e më shumë po bëhen të pranishme në tryezat dhe në tregun tonë dhe të huaj.

AGROKOS po shihet si mundësia më e mirë për bizneset vendore që të promovojnë produktet e tyre. Ai është transformuar në pikëtakim të bizneseve ndërkombëtare që dëshirojnë të shtrihen në tregjet e Ballkanit.

Gjithashtu pjesë e këtij panairi janë edhe kompani që merren me paketimin, ambalazhimin e produkteve bujqësore, si dhe institucionet shtetërore e financiare që me politikat e tyre ndikojnë në zhvillimin e sektorit te agrobiznesit, theksohet në njoftimin e AGROKOS-it.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme