Mbyllet për qarkullim “Nazmi Mustafa”, ndërtohet kanalizimi e shtrohet rruga

Mbyllet për qarkullim “Nazmi Mustafa”, ndërtohet kanalizimi e shtrohet rruga

19 October 2019 10:29

Komuna e Prishtinës njofton se duke filluar nga dita e hënë, 21 tetor, rruga “Nazmi Mustafa” në lagjen “Pejton” do të jetë e mbyllur për qarkullim me automjete.

Sipas njoftimit, në lagjen “Pejton” po fillojnë punimet për implementimin e projektit për ndërtimin e rrjetit të kanalizimit dhe rrugëve.

“Prandaj lusim banorët për bashkëpunim, fillimisht duke i larguar veturat e parkuara në këtë rrugë, në mënyrë që të mundësohet qasja në pjesët ku do të punohet”, thuhet në njoftimin e Komunës.

Komuna thërret qytetarët që gjatë kësaj kohe të shfrytëzojnë rrugët alternative për qarkullim në këtë pjesë të qytetit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme