Nënshkruhet kontrata për pritoret e reja në 150 stacione në Prishtinë

Nënshkruhet kontrata për pritoret e reja në 150 stacione në Prishtinë

28 October 2019 20:14

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se sot është nënshkruar kontrata për pritoret e reja në kryeqytet.

Ai ka thënë se rreth 150 stacione do të jenë me pritore të reja në tri madhësi të ndryshme.

Sipas Ahmetit, këto pritore me tabelat e informimit do të vendosen në 6 muajt e ardhshëm.

“Sot, u nënshkrua kontrata për pritoret e reja në Komunën e Prishtinës. Rreth 150 stacione do të jenë me pritore të reja në tri madhësi të ndryshme. Këto pritore me tabelat e informimit do të vendosen në 6 muajt e ardhshëm e deri në fund të vitit do të instalohen ato me numër më të madh të udhëtarëve”, ka shkruar ai.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme