Semaforë do të vendosen edhe te kthesa e EULEX-it Foto: Ilustrim

Semaforë do të vendosen edhe te kthesa e EULEX-it

29 October 2019 14:53

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se do të vendosen semaforë tek kthesa e EULEX-it në kryqytet, në kryqëzimin e rrugëve “Muharrem Fejza” dhe “Ernest Koliqi”.

Lajmin e bëri të ditur në facebook, pak orë pasi e kumtoi atë se semaforë do të vendosen edhe tek furra Qerimi.

“Këto ditë do të vendosen semaforë në kryqëzimin e rrugëve Muharrem Fejza dhe Ernest Koliqi (apo kthesa te EULEX. Për shkak të qatkullimit të shtuar në drejtim të rrugës Holger Pedersen, makinat nuk i japin përparësi rrugës kryesore dhe shkaktojnë tollovi në komunikacion”, ka shkruar Ahmeti.

Lexo edhe: Te furra Qerimi në kryeqytet do të vendosen semaforët

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme