Shoqërohet në polici një mësimdhënëse e “Emin Durakut”, dyshohet se kërcënoi një prind

Shoqërohet në polici një mësimdhënëse e “Emin Durakut”, dyshohet se kërcënoi një prind

Edona Kutleshi Edona Kutleshi 14 November 2019 12:03

Mësimdhënësja e shkollës fillore “Emin Duraku”, në Prishtinë, Afërdita Misini është shoqëruar sot në Polici pasi një prind është ankuar se ka marrë kërcënim nga kjo mësimdhënëse.

Këtë e ka konfirmuar për gazetën “Koha Ditore”, drejtori i shkollës, Agron Mexhuani.

“Një prind është ankuar, thotë se është kërcënuar nga mësimdhënësja. Në shkollë ka dalë policia e cila e ka shoqëruar mësimdhënësen. Unë nuk kam qenë prezent dhe nuk mund të them saktësisht se çka ka ndodhur. Sipas informatave kjo ka ndodhur në hyrje të shkollës por nuk mund të paragjykoj më shumë sepse nuk kam qenë prezentë”, ka thënë ai.

LEXO EDHE: Arsimtarja që “nuk e duan” në shkollën “Emin Duraku” të Prishtinës mohon se keqtrajton nxënësit

Në lidhje me këtë çështje, gazeta ka kërkuar një përgjigje nga Policia e Kosovës për zëdhënësi Bajram Krasniqi ka thënë se për këtë çështje do të deklarohen më vonë.

Ditë më parë prindërit e nxënësve të shkollës “Emin Duraku”, në Prishtinë kanë protestuar duke kërkuar që kjo mësimdhënësve të mos vazhdojë punën pasi sipas tyre, e njëjta po ushtron dhunë psikike ndaj nxënësve.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Sina18/11/2019 10:47

Une mendoje qe arsimtarja e historise duhet ti nenshtrohet nje kontrolli psikiatrik. Sjelljet e saj me nxenesit jane te paarsyetueshme.

Shto koment

Të ngjashme