Sot hapet minibiblioteka e dytë në Prishtinë

Sot hapet minibiblioteka e dytë në Prishtinë

15 November 2019 09:07

Në lagjen Ulpiana të kryeqytetit sot hapet minibiblioteka e dytë, pas asaj ditë më parë në lagjen Dardania.

Minibiblioteka e lagjes “Dardania” ka dhjetë ditë prej që është funksionalizuar dhe, përveç një rasti jo të këndshëm dhe të pashpjegueshëm, sulmi i saj me vezë, ajo po vazhdon të trajtohet me kujdes nga qytetarët që vazhdimisht po shkëmbejnë dhe po shërbehen me libra.

Qytetarët, siç transmeton RTK, përveç që po e respektojnë moton “Sill një libër – merr një tjetër” ata shpeshherë vetëm po dhurojnë libra e kështu po e rrisin numrin e librave në minibibliotekë.

Sikurse minibiblioteka e lagjes “Dardania” edhe ajo e “Ulpianës” do të jetë e qasshme 24 orë në 7 ditë të javës dhe pas hapjes do të jetë pronë e lagjes dhe nën kujdesin e banorëve të lagjes.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme