Banorët në Shkabaj duan autobus pranë shtëpive, që nxënësit të mos ecin 2 kilometra

Shahadije Bikliqi-Dragaçina Shahadije Bikliqi-Dragaçina 15 November 2019 21:39

Në fshatin Shkabaj, gjysma e shtëpive mbi rrugë i takojnë Komunës së Obiliqit, e ato nën rrugë asaj të Prishtinës.

Por, banorët e 50 shtëpive që i takojnë kryeqytetit, thonë se linja e autobusit e kontraktuar nga Komuna e Prishtinës është më shumë se 2 kilometra larg.

Ata kërkojnë nga Komuna që autobusi që vjen nga Prishtina dhe anasjelltas, të ketë ndryshime dhe të kalojë më afër tyre.

Vështirësitë më të mëdha thonë se i kanë nxënësit.

Të pakënaqur me transportin publik janë edhe banorë të tjerë, të cilët këtë e konsiderojnë si të padrejtë.

Përfaqësuesi i fshatit thotë se, përveç transportit, ky fshat po anashkalohet nga Komuna edhe sa u përket shumë projekteve tjera.

Shefi i Shërbimeve Publike në Prishtinë, Habib Qorri, ka thënë për KTV-së se linja 6A kalon në tërë fshatin dhe se banorët duhet të ecin vetëm 500 metra deri te ndalja e autobusit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme