KRU “Prishtina” lëshon njoftim për konsumatorët që nuk janë pajisur me ujëmatës Foto: Koha

KRU “Prishtina” lëshon njoftim për konsumatorët që nuk janë pajisur me ujëmatës

19 November 2019 11:20

KRU “Prishtina” thotë se ka marrë vendim për ata që nuk janë pajisur me ujëmatës.

“Sipas njoftimit të datës 01 gusht 2019 të publikuar në web faqe dhe në media elektronike dhe të shkruara, i cili ishte njoftimi i fundit duke menduar qe t’u japim më tepër kohë që ju të pajiseni me ujëmatës, respektivisht t’i bleni ata (instaloni) apo të paktën që të na lajmëronit për ndonjë veprim konkret, në ketë drejtim ne ua kemi zgjatur kohën që ju të keni mundësinë e blerjes së ujëmatësit dhe t’i vendosni ata sipas standardeve të kërkuara”, thuhet në njoftim.

“Aplikimi i shkyçjes individuale nga sistemi i shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit( në rast të mosinstalimit të ujëmatësit individual) është masa e cila ne nuk do të dëshironim të ndodhte, por në pamundësinë për të vazhduar me ketë formë, ne u kemi paralajmëruar më datën e lartëcekur se do te ketë masa shtesë për mos reflektim. Andaj, nga dita e sotme 19 nëntor 2019, asnjë shtëpi në zona urbane apo rurale nuk mund të vazhdojë të ketë shërbimin e ofruar nga KRU “Prishtina” sh.a., nëse nuk e kanë të instaluar ujëmatësin (individual)”, thuhet tutje.

E tëra kjo, sipas KRU Prishtina, bazohet në Vendimin e ARRU-së, të datës 20.06.2019 me nr. protokolli 419/02 mbi eliminimin e faturimit pa ujëmatës respektivisht, mosinstalimi i ujëmatësve apo refuzimi për bashkëpunim.

“Pas instalimit të ujëmatësit dhe ofrimit të dëshmisë, KRU “Prishtina” sh,a , vazhdon tutje me procedurat për regjistrimin e ujëmatësit të konsumatorit me të dhënat e plotësuara si mëposhtë”, thuhet kumtesë.

Kodi ___________________________ (sipas faturës)

Emri ____________________________

Mbiemri _________________________

Nr. i Letërnjoftimit _________________________ ( apo pasaportës, certifikatës se lindjes)

Adresa __________________________________ (sipas emërtimeve te rrugëve nga kuvendi komunal )

Telefoni __________________________

Nr. i ujëmatësit ___________________ (nëse ka dhe nuk është i regjistruar, duhet regjistruar)

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme