Nën-ndërtimet, kërcënim për objektet e banimit në Prishtinë

Mehmet Krasniqi Mehmet Krasniqi 07 December 2019 14:02

Ka vite që mbindërtimet konsiderohen të rrezikshme për qëndrueshmërinë e objekteve, sidomos atyre banesore.

Por, tani, njohësit e fushës së ndërtimtarisë po flasin edhe për një fenomen të rrezikshëm, atë të nën-ndërtimeve, raporton emisioni 038 në KTV.

Kjo nënkupton çdo ndërhyrje në përdhesen e objekteve, me qëllim të hapjes së objekteve afariste të të gjitha llojeve.

Ndërhyrjet, sipas ekspertëve, zakonisht përfshijnë largimin e mureve ndarëse apo mbajtëse të banesave ose garazheve.

Inxhinieri i ndërtimtarisë, Mentor Llunji thotë se: "Pothuajse të gjitha katet përdhese të objekteve banesore, këtu në lagjen 'Ulpiana', funksionojnë si biznese. Ekspertët e fushës së ndërtimtarisë tregojnë se kanë hasur në disa raste kur pronarët e bizneseve kanë larguar strukturën mbajtëse të këtyre objekteve, për t'i krijuar vetes hapësirë më të madhe".

Llunji thotë se ndërhyrjet ka kohë që bëhen dhe, sipas tij, komuna nuk ka identifikuar llojet e tyre.

Luljeta Çeku – Sokoli ka shërbyer si drejtoreshë e Urbanizmit në kohën kur me kryeqytetin qeveriste Isa Mustafa.

Njohësja e çështjeve të ndërtimit tërheq vërejtjen se çdo ndërhyrje në konstruksionin e këtyre objekteve që ekzistojnë qysh nga vitet e ‘70-a, mund të rrezikojë qëndrueshmërinë e tyre dhe jetët e banorëve.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme