Kërkesa të mëdha në kryeqytet për vaksinim, vetëm para dite 750 të vaksinuar Foto: Koha

Kërkesa të mëdha në kryeqytet për vaksinim, vetëm para dite 750 të vaksinuar

09 December 2019 14:33

Sot ka filluar dhënia e vaksinave në Prishtinë.

Nexhmedin Hoti, shef i Shërbimit të Vaksinimit në QKMF në Prishtinë, tha se gjatë paradites janë vaksinuar 750 persona.

“Ka shumë persona, që po interesohen. I ftojë pacientët që të mos krijojnë tollovi, ne i kemi 10 mijë vaksina”, tha ai sot për RTK.

Sipas tij ka vaksina për të gjitha kategoritë e parapara. Ai bëri me dije se kanë kapacitete të pakta për kërkesat. “Jemi duke punuar në dy grupe. I ftoj pacientët mos të vijnë në këtë mënyrë, sepse ka vaksina të mjaftueshme”, tha ai.

Hoti bëri me dije se nuk ka epidemi të gripit. “Koha është ideale deri në fund të muajit dhjetor”, deklaroi ai.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme