Përfundon pjesa e kolektorit mbi lumin Prishtina

Përfundon pjesa e kolektorit mbi lumin Prishtina

14 December 2019 21:18

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ka njoftuar se ka përfunduar kolektori mbi lumin Prishtina që fillon tek rrethi i “Gardenit”.

“Më në fund. Pjesa e kolektorit mbi lumin Prishtina ka përfunduar. Ky kolektor i madh në gjatësi prej 1.2 km do t’i mbledh shumicën e ujërave të zeza për t’i dërguar te fabrika për trajtimin e ujërave të zeza. Kjo pjesë e kolektorit fillon tek rrethi i Hotelit Garden”, shkruan Ahmeti.

Ahmeti njofton se me këtë do të lidhen edhe kolektorë tjerë.

“Në këtë kolektor tash duhet të lidhen edhe pjesa tjetër e Kalabrisë dhe kolektori mbi lumin Mati. Po ashtu mbi kolektor do të ndërtohet rruga”, shkruan kryetari Ahmeti.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme