Statham ribashkohet me Ritchien për trilerin me tematikë të hakmarrjes

Statham ribashkohet me Ritchien për trilerin me tematikë të hakmarrjes

09 October 2019 20:51

Jason Statham do të ribashkohet me regjisorin Guy Ritchie për rimejkun e ardhshëm të trilerit francez me tematikë hakmarrjeje, “Le Convoyeur”.

Aktori, i cili ka punuar me regjisorin në filmat e tyre depërtues Lock, Stock and Two Smoking Barrels dhe Snatch, do të ribashkohet me Ritchie për projektin ende të patitulluar, të frymëzuar nga filmi i vitit 2004.

Ngjarja përqendrohet në një personazh misterioz që punon në një kompani për transport të parave, i cili është përgjegjës për transportimin e qindra miliona dollarëve, shkruan KOHA Ditore.

"Mezi po pres ta sjell këtë ngjarje në jetë dhe të punoj me Jasonin ndërsa ende mund t’i përdor gjunjët e tij," u tall Ritchie në një njoftim për shtyp.

Produksioni do të fillojë pas publikimit të komedisë së ardhshme kriminalistike të Ritchie “The Gentlemen”, në të cilën luan Matthew McConaughey.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme